Organizata Freedom House arrin në përfundimin, në raportin e fundit, se Serbia është një vend me shumë të meta, duke renditur disa nga problemet më thelbësore.
Sipas këtij raporti, Serbia drejtohet nga një regjim hibrid, që është gjysmë demokraci, e gjysmë diktaturë nga liderët autoritar që kontrollojnë mediat, biznesin, ushtrinë, policinë, sindikatat, universitetet dhe kanë lidhje me grupe kriminale që i përdorin për hesape të tyre.
Në raport thuhet se Serbia është regjim, për shkak që zgjedhjet e fundit janë konsideruar të manipuluara nga partia e Aleksandër Vuçiçit.
“Vendet që marrin këtë rezultat janë zakonisht demokraci elektorale ku institucionet demokratike janë të brishta dhe ekzistojnë sfida thelbësore për mbrojtjen e të drejtave politike dhe lirive civile”, duke shtuar se “këto regjime kombinojnë elementë të demokracisë dhe sundimit autoritar”, thotë raporti.
“Vendet që marrin këtë rezultat janë zakonisht demokraci elektorale ku institucionet demokratike janë të brishta dhe ekzistojnë sfida thelbësore për mbrojtjen e të drejtave politike dhe lirive civile”, duke shtuar se “këto regjime kombinojnë elementë të demokracisë dhe sundimit autoritar”, thotë raporti.
“Asnjë regjim hibrid në rajon nuk ka arritur të sfidojë demokracinë më shumë se sa Serbia për këto vitet e fundit”.
“Ndërsa regjimet hibride shumohen në këtë rajon, po ashtu janë shtuar edhe elementët “fireëall” të shoqërisë civile që shërbejnë si “shtresa e fundit e llogaridhënies” ku aktorët antidemokratikë kanë shtrembëruar – por jo çmontuar – elementët thelbësorë të demokracisë.
Shqetësuese raporti thekson se në Serbi mediat pro qeveritare merren edhe me damkosjen dhe etiketimin e njerëzve që kundërshtojnë politikat e Vuçiçit.
Sipas raportit, rasti i fundit është kur u organizuan protesta nga shoqëria civile për mjedisin, e që mediat e Vuçiçit i frikësuan Shoqërinë Civile duke i quajtur bandit dhe mafioz që po kundërshtonin ndërtimin e një miniere të litiumit.
Protestuesit nuk u frikësuan vetëm nga mediat e Vuçiçit, por edhe nga Policia dhe grupet parapolitike që i shërbejnë me zell pushtetit.







