Raporti i DASH për liritë fetare përmend deklaratat e Osmanit e Kurtit kundër zbatimit të vendimit për Manastirin e Deçanit

Departamenti Amerikan i Shtetit ka përpiluar një raport, për liritë fetare në Kosovë. Aty përmendet moszbatueshmëria e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, sa i përket Manastirit të Deçanit, kërkesë kjo e kahershme e ShBA-ve.

Po ashtu në raport përmenden, deklaratat e kryeministrit Albin Kurti  dhe presidentes Osmani kundër Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e manastiri të Deçanit. Hapësirë të konsiderueshme në raport ka marrë edhe çështja e moslejimit të pjesëmarrjes në shkolla për vajzat me mbulesë, si dhe fakti se Kuvendi ende nuk e ka miratuar ligjin, që e rregullon statusin juridik të bashkësive fetare.

Vendimi i Kushtetueses, Manastiri i Deçanit
“Qeveria sërish nuk zbatoi një vendim të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 duke njohur pronësinë e KOS-it mbi tokën përreth Manastirit të Deçanit. KOS kritikoi komentet e zyrtarëve të lartë të qeverisë, përfshirë Presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, që kundërshtuan bazueshmërinë e gjykatës Vendimi si “politikisht i papërgjegjshëm dhe i rrezikshëm”, thuhet ndër të tjera në raport.

Tutje aty theksohet se zyrtarët e ambasadës amerikane, vazhduan ta inkurajonin Qeverinë, për ta respektuar Aktgjykimin e Kushtetueses për Manastirin e Deçanit, e për rregullimin me status ligjor për grupet fetare.

“Zyrtarët e ambasadës amerikane vazhduan të inkurajonin qeverinë të miratonte legjislacionin lejimi i grupeve fetare për të fituar status ligjor, zbatimi i mekanizmave për të mbrojtur lirinë e besimit, zbatimin e ligjeve dhe vendimeve gjyqësore që kanë të bëjnë me Kishën Ortodokse Serbe, objektet fetare, dhe të zgjidhë mosmarrëveshjet pronësore të Kishës Ortodokse Serbe.”, thuhet në raport.

Në raport gjithashtu përmendet se si Ambasada amerikane ka organizuar tryeza diskutimi, për dialogun ndërfetar, duke thirrur për tolerancë.

Gjithashtu në raport përmenden 64 incidente të cilat cak i kishin objektet detare. 64 incidente u raportuan në total sipas këtij raporti.

Policia raportoi 64 incidente që synonin objektet fetare – 42 myslimanë, 21 KOS, dhe një katolik – në nëntë muajt e parë të vitit.”,

Përmendet se si Kisha Ortodokse kishte raportuar sulmin ndaj një grupi pelegrinësh që po vinin nga Serbia në Kosovë.

“Kisha Ortodokse Serbe tha se një grup pelegrinësh serbë, duke përmendur shqetësimet e sigurisë dhe të kaluarën precedent, kërkoi një shoqërim policie në qershor për të vizituar mbetjet e një kishe të dëmtuara gjatë luftës së vitit 1999 në Mushutisht/Musutiste (Suhareke/Suva Reka). Sipas KOS-it, policia e refuzoi kërkesën, duke përmendur të paartikuluar arsye administrative. Më pas, pelegrinët anuluan vizitën e tyre

Gjithashtu në raport, përmendet sulmi ndaj hoxhës së fshatit Lupç.

“Në korrik, tre persona sulmuan imamin e fshatit Lupc në xhaminë e tij në Podujevë. Policia arrestoi tre personat nën dyshimin për tentativë vrasje.”

Tutje aty përmenden statistikat e demografisë, të cilat janë po të njejtat qysh nga viti 2011, dhe fakti se këtyre shifrave më nuk u besojnë asnjëra nga entitetet fetare.

“Shumica e shqiptarëve të Kosovës janë myslimanë, edhe pse disa janë të krishterë (ortodoksë, katolik ose protestant). Pothuajse të gjithë serbët e Kosovës i përkasin besimit Ortodoks.

Shumica e ashkalive, boshnjakëve, egjiptianëve, goranëve, romëve dhe turqve etnikë janë gjithashtu myslimanë, ndërsa shumica e malazezëve etnikë dhe disa romë janë të krishterë ose ortodoks. Pothuajse të gjithë kroatët etnikë janë katolikë.”, shkruan Nacionale.

Mbulesa në shkolla
Në raport përmendet fakti se disa shkolla vazhduan ta mohojnë asesin e vajzave që ishin të mbuluara me shami, duke e specifikuar rastin kur një drejtoreshë në Komunën e Gjakovës vendosi një shenjë ndalese për to.

“Sipas BIK-ut, disa shkolla vazhduan t’u mohojnë aksesin vajzave muslimane tentoi të shkonte në shkollë me hixhab si rezultat i zbatimit të ligjit Qarkore administrative MESTI që ndalon veshjen fetare në pronën e shkollës. Të BIK raportoi, megjithatë, se disa drejtorë shkollash i lejuan studentët të kthehen në shkollën dhe veshin hixhabin. Në mars, një deputet i Kuvendit postoi në rrjetet sociale se një shkollë e mesme në komunën e Gjakovës kishte vendosur një tabelë që tregonte hixhabi me sende të tjera të ndaluara, duke përfshirë armët, duhanin dhe grimin.”, thuhet aty.

Tutje në raport përmendet fakti se në Kosovë u inicua një peticion që mblodhi mbi 30 mijë nënshkrime për lejimin e vajzave me shami të kenë akses të papenguara në shkolla, si dhe kërkesa e këtyre qytetarëve për t’a ndryshuar udhëzimin administrativ, i cili përdoret si arsyetim në rastet e ndalimit të aksesit për vajzat me mbulesë.