Raporti i DASh dhe i FH-së, Bajrami: Plus kontratat njëburimore dhe shlyerja e borxheve që s’janë të përfshira

Pas publikimit të dy raporteve – respektivisht ai i Departamentit amerikan të Shtetit dhe ai i Freedom House – ku shpërfaqet një tablo mjaftë e rëndë për “korrupsion serioz qeveritar” dhe “korrupsioni si shqetësim serioz”, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka renditur disa nga, siç i quan ajo, “aferat” e Qeverisë Kurti II.

Postimi i Bajramit:

‘Departamenti Amerikan i Shteti’ dhe ‘Freedom House’ konfirmojnë gjendjen faktike në teren, atë për të cilën flitet çdo ditë në vendin tonë dhe që është evidente

Këto janë disa nga aferat e Qeverisë Kurti II, të cilat nuk ka propoagandë që i fshehë.

 781 tendera sekret në shumë prej 209 milionë euro në nënshkruar për 3 vite,

109 tendera të tjerë sekret të nënshkruar vetëm në tremujorin e fundit, në shumë prej 30 milionë euro,

Rasti i Nagip Krasniqit, kryesuesit të Komitetit për energji të LVV-së , të zgjedhurit të Albin Kurtit për kryeshef të KEK-ut, i cili në një proces tenderimi të hapur ka anuluar procesin duke shpallë krejt kompanitë ofertuese të papërgjgjshme dhe me pas e ka thirrë njëren prej tyre dhe ka bë kontraktim direkt, larg konkurrencës e syve të publikut,

Rasti i Martin Berishajt, ky ka tërheqë para nga bankat në Kosovë, mbi një milionë euro pa deklaruar origjinën dhe as destinacionin e tyre, ka fshehë pasurinë, ka bë evazion fiskal dhe ka gënjy nën betim në komision hetimor parlamentar,

Rasti i rezervave shtetërore,

Rasti me shlyrjën e borxheve të ambalazhuësve të ujit,

Për qartësim, të dy raportet edhe ai i DASH-it dhe ky i Freedom House nuk i kanë përfshirë çështjen e kontratave një burimore dhe as këtë të shlyrjes së borxheve, këto dy afera të korrupcionit klasik do të na paraqitën tek në raportet e vitit 2024 që publikohen në 2025.