Raporti i Agim Veliut që e la pa punë Rashit Qalajn: Dalin detaje për shkeljet, përmendet edhe Karaçeva

Ditë më parë kryeministri i vendit, Avdullah Hoti me anë të një vendimi e ka shkarkuar nga pozita e Drejtorit të Policisë, Rashit Qalajn.

Hoti thotë se e ka marrë këtë vendim pas raportit që ka marrë prej Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut për performancën e Rashit Qalajt.

“Në bazë të raportit të dorëzuar e kam liruar nga detyra drejtorin e policisë, raporti i performancës së Ministrit thotë se Qalaj ka treguar performancë jo të kënaqshme në udhëheqjen në kontroll dhe mbikëqyrje të policisë, duke dështuar në përmbushje të detyrave, më tutje në raport theksohet se në planin zhvillimor 2016-2020 janë përcaktuar katër objektivave për të cilat ministri vlerëson se krimet e rënda nuk janë përmbushur”, ka thënë ai.

Hoti ka pasur kritika edhe për aksionin e Karaçevës.

“Është vënë re menaxhim jo i mirë i aksionit në Karaçevë, pavarësisht se janë shkaktuar bizneset ilegale.

Z, Qalaj në kundërshtim me ligjin e ka ndryshu organogramin e policisë, pa e kaluar nëpër procedura ligjore”, thotë i pari i Qeverisë, teksa shton se kjo cështje nuk ka asnjë lidhje me arrestimin e kryetarit të Istogut, Haki Rugovës.

“Sa i përket drejtorit të policisë nuk ka asnjë lidhje ky veprim i joni me atë, është deklarim i partive opozitare”, ka thënë.