Raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës: Rrahje, kanosje, falsifikime, dhunë në familje…

Ua sjellim në vazhdim raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës:

Drejtoria Rajonale Prishtinë

INCIDENTET KRIMINALE

KANOSJE

·         Prishtinë (NN) 02.08.2021 – 12:30. Më 06.08.2021 pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar i dyshuari  mashkull kosovar pasi që i njëjti  kishte kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër kosovare. I dyshuari pasi është paraqitur në zyrat e hetimeve është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

·         Hajvali, Prishtinë, 06.08.2021-12:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka kanosur dy viktimat femra kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.  

DHUNË FAMILJARE

Podujevë 05.08.2021 – 19:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër te prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. 

LENDIM I LEHTE TRUPOR

Lagja Spitalit, Prishtinë, 06.08.2021-18:00. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në trafik janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë e rrahjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

GRABITJE

Rr. B. Prishtinë, 06.08.2021-21:00. Viktima mashkull kosovar (i mitur) ka raportuar se tre të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë) i kane grabitur një telefon, një ore dore dhe para. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

·         Rr. Garibaldi, Prishtinë 06.08.2021 – 13:30. Policia gjatë kontrollit tek i dyshuari  kosovar ka gjetur dhe konfiskuar një revole dhe 14 fishekë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

·         Graqanicë, 06.08.2021-02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë me një karikator me 13 fishekë, një sprej dhe një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.  

MONEDHE E FALSIFIKUAR

Rr. Hasan Prishtina, Obiliq, 05.08.2021-14:40. Ankuesja femër kosovare, punëtore ne një bankë, ka raportuar se kanë hasur ne një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar.

ZJARRVENIE

Fsh.Leshkoshiq, Obiliq, 06.08.2021-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i kishte vënë zjarrin arës së tij e me pas zjarri është përhapë edhe në arën e ankuesit mashkull kosovar të cilit i janë djegur 15 trupa pemë dhe një pjesë e murit të gjelbër. Zjarri është lokalizuar ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.   

RASTET TJERA- NGJARJET:

ARRESTIM I PERSONIT TE KËRKUAR

Prishtinë, 06.08.2021-16:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar një femër kosovare dhe e njëjta është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Lipjanit. 

Drejtoria Rajonale Gjilan

INCIDENTET KRIMINALE

DHUNË NË FAMILJE

Viti, 06.08.2021-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. 

MONEDHE E FALSIFIKUAR

Rr. Adem Jashari, Gjilan, 06.08.2021-16:00. Ankuesi mashkull kosovar punëtor në një bankë, ka raportuar se kanë hasur në një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar.

SHKAKTIM I RREZIKUT TE PERGJITHSHEM

Fsh.Llashticë, Gjilan. 08.2021-18:10. Raportohet se në rrethana të panjohura janë përfshi nga zjarri mbeturinat. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. 

RASTET TJERA – NGJARJET:

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

Drejtoria Rajonale Ferizaj

INCIDENTET KRIMINALE

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

·         Fsh. Godanc i Poshtëm, Shtime 05.08.2021 – 11:00. Pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, prej tyre dy të mitur, janë përfshirë në një rrahje për shkak të mosmarrëveshjes së mëhershme midis dy familjeve. Me vendim të prokurorin tre të dyshuarit e rritur janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa dy të dyshuarit e mitur pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

·         Fsh.Nike, Kaçanik, 06.08.2021-10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretma mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.  

SULM

Fsh. Varosh, Ferizaj 06.08.2021 – 14:45. Është arrestuar i dyshuari  kosovar për shkak se i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

ARMEMBAJTJE PA LEJE

Kaçanik, 06.08.2021-17:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse janë gjetur dhe konfiskuar tri armë zjarri: një AK-47 me një karikator me 23 fishekë, një pushkë gjuetie me pesë fishekë dhe një revole TT me një karikator me 7 fishekë . Me vendim te prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

RASTET TJERA – NGJARJET:

Asgjë me rëndësi për të raportuar

Drejtoria Rajonale Prizren

INCIDENTET KRIMINALE

DHUNË NË FAMILJE /KANOSJE /ARMËMBAJTJE PA LEJE

Suharekë 06.08.2021 – 15:00. Viktima mashkull  kosovar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me babanë e tij, të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti e kishte kanosur me një pushkë gjuetie. Policia nga i dyshuari ka konfiskuar një pushkë gjuetie me leje te skaduar. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.

DHUNE NË FAMILJE

Prizren, 06.08.2021-19:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.  

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Rr. Avdyl Rama, Suharekë 06.08.2021 – 18:10. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur është sulmuar nga një qenë i cili ka dalë nga një veturë dhe pasi e ka kafshuar viktimën është futur prapa në veturë e cila është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar.

RASTET TJERA – NGJARJET:

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

Drejtoria Rajonale Pejë

INCIDENTET KRIMINALE

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Fsh. Carrabreg i Epërm, Deçan 06.08.2021 – 10:55. Dy të dyshuar meshkuj  kosovarë janë arrestuar pasi që të  njëjtit janë përleshur në mes vete pas një mosmarrëveshje lidhur me kyçje në sistemin e furnizimit me ujë. Të dyshuarit pas trajtimit mjekësor me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. 

VJEDHJE E RËNDË

Fsh. Isniq, Deçan 06.08.2021 – 09:00. Ankuesi  kosovar ka njoftuar se nga persona të panjohur është depërtuar me forcë në shtëpinë që ishte duke u përkujdesur dhe prej aty kanë vjedhur gjësende me vlerë, një veturë si dhe një revole.

PERDORIM I ARMES APO MJETIT TE RREZIKSHEM

Fsh. Nepole, Pejë, 06.08.2021-14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dhe nën ndikim të alkoolit, me një arme gjuetie shkon tek shtëpia e ankuesit mashkull kosovar. Arma–pushkë gjuetie me 16 fishekë është konfiskuar,  me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.  

Raport shtese:

VRASJE NE TENTATIVË

Fsh. Isniq, Deçan, 30.07.2021-03:30. Lidhur me rastin me date 06.08.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. 

RASTET TJERA – NGJARJET:

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

Drejtoria Rajonale Gjakovë

INCIDENTET KRIMINALE

VRASJE NË TENTATIVË

Rahovec, 06.08.2021-18:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka shtënë me arme zjarri në drejtim të djalit të tij viktimës mashkull kosovar. Nga i dyshuari është konfiskuar arma të cilën e kishte me leje, tre karikatorë, 41 fishekë te kalibrit 9 mm dhe 16 fishekë të kalibrit 7.62 mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.   

ARMEMBAJTJE PA LEJE

Fsh. Panorc, Malishevë, 06.08.2021-21:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti gjatë një ahengu ka shtënë me arme zjarri. Njësiti policor ka konfiskuar armën AK-47 me dy karikatorë me 56 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.  

BASHKËJETESË ME PERSONIN NËN 16 VJEÇ

Gjakovë 06.08.2021 – 00:00.  Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti e kishte marrë në shtëpinë e tij viktimën femër kosovare 13 vjeçare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Raport shtesë:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Fsh. Banjë, Malishevë Lidhur me rastin, më 06.08.2021 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar i cili  pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. 

RASTET TJERA – NGJARJET:

Asgjë me rëndësi për të raportuar

Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Jug

INCIDENTET KRIMINALE

DHUNË FAMILJARE

Vushtrri 06.08.2021 – 06:30. Ankuesi  kosovar ka njoftuar policinë se djali i tij i dyshuari  kosovar vazhdimisht bënë probleme në familje. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. 

SHKELJE E URDHRIT MBROJTËS

Vushtrri 06.08.2021 – 12:20. Ankuesja kosovare ka njoftuar se edhe pse ka urdhër mbrojtës nga gjykata është sulmuar fizikisht nga vajza e saj e dyshuara femër kosovare. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

MONEDHË E FALSIFIKUAR

Rr. Mbretëresha Teutë, Mitrovicë 06.08.2021 – 17:40. Ankuesi menaxher në një bankë ka njoftuar se nga një person i dyshuar është deponuar një kartëmonedhë 500 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.  

RASTET TJERA – NGJARJET :

AKSIDENT TRAFIKU

Vushtrri, 06.08.2021-21:05. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të tri veturave. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër femra dhe një mashkull, të njëjtit pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar.

Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Veri

INCIDENTET KRIMINALE

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Rr. Nemanjina, Zvecan 05.08.2021 – 21:13. Raportohet se një person i dyshuar me veturën e tij ka goditur zyrtarin policor. Me vendim të prokurorit i dyshuar është mbajtur në stacion policor. Rasti do të trajtohet nga hetuesit e hetimeve rajonale.

LENDIM I LEHTE TRUPOR

Suhodoll, Mitrovicë Veri, 06.08.2021-21:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte në shëtitore, është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

KULTIVIMI I BIMËS SË HASHASHIT, SHKURRES SË KOKAINËS OSE BIMËVE TË KANABISIT

Fsh. Kijevqice, Leposaviq, 06.08.2021-11:30. Është arrestuar I dyshuara mashkull kosovar pasi që në afërsi të shtëpisë se tij janë gjetur 23 bime kanabis sativa, ndërsa gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur 133 gram substancë narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Fsh. Cececo, Zubin Potok 05.08.2021 – 14:15. Ankuesi kosovar ka njoftua policinë se nga persona të panjohur i është vënë zjarri pemishtes së tij ku janë djegur 50 trupa të pemëve dhe një shtylle elektrike. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar.

RASTET TJERA – NGJARJET:

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

DEPARTAMENTI I POLICISË KUFITARE

INCIDENTET KRIMINALE

DHËNIE E RYSHFETIT

PKK Vërmicë 06.08.2021 – 05:55. Është arrestuar një mashkull shtetas i Shqipërisë për arsye se i njëjti gjatë legjitimit së bashku me dokumente i ka dhënë zyrtarit policor një kartëmonedhë prej 10 euro. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa automjeti është kthyer në Shqipëri nga një familjar i të dyshuarit. 

KONTRABANDË ME MALLRA

Fsh. Stublinë 03.08.2021 – 14:00. Policia gjatë kontrollit në bagazhin e një veture që drejtohej nga i dyshuari  mashkull shtetas i Serbisë ka gjetur të fshehura 400 paketime të flokëve që përdoren për parukeri. Me urdhër të prokurorit malli është konfiskuar ndërsa i dyshuari së bashku me veturën janë liruar për procedurë të rregullt. 

KALIM ILEGAL I KUFIRIT

PKK Hani Elezit, 06.08.2021-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.