Raportet e komisioneve hetimore të Kuvendit mbesin vetëm të votuara

Në legjislaturën e gjashtë të Kuvendit të Kosovës janë formuar numër i madh i komisioneve hetimore parlamentare krahasuar me legjislaturat e kaluara, vlerëson deputeti i PSD’së, kryetar i komisionit hetimor Parlamentar të sapo formuar për gjendjen në PTK dhe Vala, Visar Ymeri.

‘Komisionet hetimore kur ta kryejnë punën ashtu siç duhet kanë një mundësi jashtëzakonisht të madhe në problematizimin e çështjes dhe gjetjen e të dhënave problematike për çështjen të cilën e ndjekin të cilat pastaj janë shumë lehtë të përdorshme nga Prokuroria për të vazhduar hetimet. Pra e ka edhe aspektin e ngritjes së vetëdijësimit në nivel politik dhe pastaj edhe në aspektin penal nëse ka gjetje të tilla”, tha Ymeri për RTV21.

Instituti Demokratik i Kosovës i cili monitoron punën e Kuvendit konsideron se ligji për hetim parlamentar është i mangët.

Ymeri thotë se komisionet hetimore janë forma më e mirë për të çuar përpara një çështje.