Rapid Bukuresht

Rapidi reagon për lëndimin e rëndë të Rrahmanit

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës dhe Rapid Bukureshtit, Albion Rrahmani pësoi një lëndim të rëndë në takimin e të enjtes mbrëma kundër Andorrës, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024.

Rrahmani u detyrua të largohej nga fusha me barelë pas lëndimit që pësoi, ndërkohë që sot FFK-ja njoftoi se ai do të operohej.

Klubi rumun me anë të një njoftimi në faqen zyrtare kanë reaguar në lidhje me lëndimin e Rrahmanit.

Ata i kanë dhënë mbështetje sulmuesit kosovar, duke theksuar se të gjithë në Rapid janë në përkrahje të tij.

“Të gjithë jemi me ty Lewa. Një mbrëmje që duhej të ishte perfekte, me ndeshjen e parë si kombëtare titullar, u kthye në një mbrëmje të trishtë për Albionin”.

“Sulmuesi ynë u largua nga fusha duke pësuar një dëmtim, ashpërsia e të cilit do të përcaktohet nga ekzaminimeve mjekësore që do të bëhen sot” – ka shkruar Rapid.