Rap-artisti i ri me famë në Gjermani, Dardan pëlqen dhe këndon muzikë rapsodike me çifteli

Rap-artisti Dardan është një emër i cili dita-ditës po fiton zemrat e publikut.

Bashkëpunimi i tij i fundit me reperin Mozzik, “A Milly” është pritur shumë mirë nga fansat, duke arritur numër të madh shikimesh në kanalin YouTube.

Ndërkohë, Dardan është bërë tashmë një emër mjaft i ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, ai ka publikuar një video, ku shfaqet duke kënduar këngë rapsodike me çifteli.

Teksa ndodhej te floktari për rregullimin e flokëve të tij, në një moment procesi është ndërprerë, ndërsa dyshja kanë marrë çiftelinë dhe kanë filluar të këndojnë së bashku.

Videoja në fjalë ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e reperit.

loading…