Range Rover ndërron mendje për prodhimin e super SUV-it luksoz me dy dyer

Land Rover ka pasur në plan, ashtu sikurse Bentley Bentayga e Rolls Royce Cullinan për të prodhuar një version super ekskluzivë.

Në planin e tyre ishe një SUV super luksoz me dy dyer, i quajtur SV Coupe, i cili do të bëhej vetura e parë e Range Rover që del nga fabrika me rrota 23 inçësh, transmeton koha.net.

Magjia e vërtet në këtë veturë ndodhte kur hapej dera masive, 1.4 metra e gjatë, ku zbulohej interieri super ekskluziv i tij e nga e cila do të duhej të hynin në veturë edhe pasagjerët nga pas edhe shoferi.

Për fat të keq, Land Rover ka tani ka treguar se Range Rover SV Coupe nuk do të prodhohet.

SUV që pritej të kushtonte 260 mijë euro, e që do të prodhoheshin vetëm 999 ekzemplarë të tij, tani kjo super veturë luksoze, SUV me dy dyer do të mbetet vetëm një ekzemplarë, të cilin kjo kompani e ka prezantuar në panairin e veturave në Gjenevë.