Kompania gjermane e modifikimit të veturave Lumma Design, ka përditësuar Range Rover Evoque duke e kthyer atë në një veturë super sportive.
Kjo kompani këtë paket modifikimesh e ka quajtur CLR RE, ku përfshihet drita të reja, mbrojtës të ri të zgjeruar nga të gjitha anët të bërë nga fibrat e karbonit, rrota 22 inç (285 / 30-22), sistem të ri sportiv të shkarkimit të gazrave e nga brenda pothuajse gjithçka e modifikuar, që nga timoni i ri i modifikuar, pedale alumini e dyshekë me logo Lumma.










