Kryetari i AAK-së

“Ramushi është më i qarti në politikë”, thotë Ilir Deda

Ilir Deda ka thënë se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është politikani më i qartë në politikë.

Në Rubikon të Klan Kosova, ai tha se Haradinaj e ka të përcaktuar qëndrimin e tij.

“Ramushi e ka një veti të ringjalljes politike, dhe ai e mban AAK-në stabile, e ka të përcaktuar qëndrimin, d.m.th. është shumë i qartë. Ramushi është më i qarti si gjithmonë, ka qenë gjithmonë i qartë në politikë”, deklaroi analisti politik, Ilir Deda.