Kandidati për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një videoje në Facebook, ka zbuluar 10 top prioritet e koalicionit që ai do të udhëheq në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Haradinaj ka thënë se prioritet i parë është Kosova direkt në NATO, ndërsa pas saj është rritja ekonomike prej 7 përqind.

Postimi i plotë:

10 top prioritetet e Kosovës Fituese

1️⃣ Kosova direkt në NATO – miqësi e përhershme me ShBA dhe BE.

2️⃣ Rritje ekonomike deri në 7%.

3️⃣ 1 Miliard euro për biznese të reja dhe ato prodhuese-eksportuese.

4️⃣ Pagë mesatare 1000 dhe pensione mbi 500 euro.

5️⃣ Buxhet për përmbylljen e projekteve rrugore që kanë mbetur në gjysmë dhe autostradën e Dukagjinit.

6️⃣ 1500 MW energji e prodhuar në Kosovë.

7️⃣ Qendra Kombëtare për Inovacion dhe Teknologji.

8️⃣ 6% e GDP për edukim e arsim – reformë e thellë e sistemit shëndetësor.

9️⃣ Mërgata pjesë e vendimmarrjes e me status të investitorëve strategjikë.

🔟 Pension pa shkëputje nga puna për çlirimtarët.