Ramush Haradinaj vrapon edhe në Autostradë, shihni videon

Sot është përuruar Autostrada “Arbën Xhaferi” e cila lidh Kosovën me Maqedoninë Veriore. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë liderët shtetëror të Kosovës, Thaçi, Haradinaj dhe Veseli, kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev dhe kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq.

Në këtë ceremoni ka munguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kjo Autostradë llogaritet vepra më madhështore në Ballkan dhe ka kushtuar mbi 700 milionë euro, shkruan Ballkani.info.

Në fjalimin e tij, Haradinaj ka thënë se kjo vepër moderne i jep një pamje të re jo vetëm Kosovës por tërë rajonit.

Pas përfundimit të fjalimit, Haradinaj edhe një herë ka treguar së është atlet dhe se vrapon pa ndonjë kompleks.

Shikojeni videon