Ramush Haradinaj uron zëvendëspresidenten e parë shqiptare në PE Arba Kokalarin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Arba Kokalarin, e cila e bë shqiptarja e parë që u zgjodh si zëvendës presidente e Parlamentit Europian për grupin më të madh parlamentar të Partive Popullore(EPP).

Haradinaj tha se nuk ka nder më të madh për Kosovës sesa arritjet e brezit të ri të shqiptarëve, njofton Klan Kosova.

“Urime të përzemërta për Arba Kokalarin, shqiptaren e parë që u zgjodh sot Zëvendës-Presidente e Parlamentit Europian për grupin më të madh parlamentar të Partive Popullore (EPP). Nuk ka nder e mburrje më të madhe për Kosovën sesa përjetimi i arritjeve kulmore e meritore të brezit të ri të shqiptarëve në botë. Të priftë e mbara, Arba”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

loading…