Ramush Haradinaj uron 337 ushtarët e rinj të FSK-së

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka uruar 337 ushtarët e rinj të FSK-së që janë bërë pjesë e ushtrisë nga sot.

“Kosova ka ushtrinë më të re sipas modelit të NATO-s, të përkushtuar për sigurinë në vend, stabilitetin në rajon dhe të gatshme për operacione paqeruajtëse kudo në botë, kurdo që kërkohet nga aleatët tanë strategjik, ShBA dhe strukturat e paktit Veri-Atlantik”, ka thënë Haradinaj përmes Facebook.

“Ushtarët e Kosovës gjithmonë me nder në shërbim të paqes, për të sotmen dhe të ardhmen e sigurt. Urime!”, shtoi ai.

loading…