Ramush Haradinaj sërish këndon, me Golden Eagle Suharekën peshë e çon (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë fundjavës ka pasur rastin të vizitojë nga afër kompaninë ‘Frutex’ në Suharekë, e cila është ndër tatimpaguesit më të mëdhënjë në Kosovë.

Gjatë vizitës, Haradinaj është njoftuar nga afër me punën që kjo kompani vendore bën dhe arritjet e saja në fushën e biznesit të jashtëm, shkruan Ballkani.info.

Pas një dreke të shtruar, ku u prit nga pronarët dhe punëtorët e kësaj kompanie, kryeminstri pati rastin të këndojë prap nën shoqërinë e tingujve të çiftelisë.

Shikoni videon e plotë: