Ramush Haradinaj regjistrohet si deputet

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka njoftuar se është regjistruar si deputet i legjislaturës së ardhshme të Kuvendit të Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Kosova ka treguar demokraci të lartë në zgjedhje, derisa ka thënë se uron që kjo legjislaturë të adresoj çështjet më  të rëndësishme për qytetarët e vendit.

“Kosova ka treguar demokraci të lartë në procesin e ri zgjedhor dhe uroj që kjo legjislaturë të arrijë të adresoj çështjet tejet të rëndësishme për popullin e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.