Ish kryeministri

Ramush Haradinaj: Qeveria ime e kishte përgatitur padinë për gjenocid ndaj Serbisë, është e gatshme

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shpalosur detaje lidhur me padinë ndaj gjenocidit ndaj Serbisë.

Sipas tij, Qeveria që ishte udhëhequr nga vetë ai, veçse e ka përgatitur një të tillë.

Qeveria që e kam udhëhequr unë veçse e ka përgatitur padinë për gjenocid ndaj Serbisë. Është e gatshme. Aty kanë punuar njerëz më të aftë të kësaj lëmie nga e gjitha bota”, ka thënë Haradinaj.

Tutje, Haradinaj ka hedhur akuza ndaj deklaratave të Kurtit për largimin e kriminelëve të luftës nga politika.

Sipas Haradinajt, mos-precizimi i saktë i asaj se kush është kriminel i luftës, është akt tradhtie.

“Është diçka e pakuptueshme. Si kryeministër i vendit duhet ta precizosh saktë se kush është kriminel i luftës. Një gjest i tillë nga një kryeministër, që thotë se vendet e Ballkanit kanë në krye kriminelë të luftës, është akt tradhtie”, tha Haradinaj për Blic.