Ramush Haradinaj përlotet në varrimin dy nxënësve në Gllogjan

Sot ka qenë ceremonia e varrimit të dy nxënësve që u vranë në Gllogjan të Deçanit.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot ka qenë pranë familjeve Mustafaj e Hamzaj. Ai ndau disa fotografi ku shihet se është përlotur nga ky rast.

“Dhembja është e përbashkët e drejtësia të vendoset sa më shpejt. Siguri duhet të ketë për secilin qytetar të vendit, që asnjëherë të mos përsëriten ngjarje të tilla. Faleminderit secilit për pjesëmarrje. Genta e Ledioni u prehshin në paqe!”, ka shkruar Haradinaj.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, mjekër, njerëz në këmbë, turmë dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz në këmbë, turmë dhe ambiente të jashtme