Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka përkrahur publikisht protestën e veteranëve të UÇK-së, të ftuar më 7 gusht.

Protesta është ftuar për kundërshtimin e padrejtësive ndaj krerëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.

“Në mbështetje të protestës së thirrur nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, në kërkesat e tyre legjitime dhe të drejta”, tha Haradinaj.

“Qëndrojmë gjithmonë në të drejtën e luftës, në të drejtën e luftëtarëve dhe në të drejtën e popullit”, u shpreh ai.