AAK-Nisma

Ramush Haradinaj për zgjedhjet: Zafiri është i veçantë, nxjerrë tema prej korrneri

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka komentuar sot debatin e djeshëm të zhvilluar mes deputetit të Nismas Socialdemokrate Zafir Berishës me Kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Derisa iu është referuar deklarimeve të Berishës për kërkesë ndaj Veselit për të shkuar në zgjedhje, Haradinaj ka thënë se ai është i veçantë me idetë e tij, njofton Klan Kosova.

“Zafiri është i veçantë, nxjerr tema prej korrnerit”.

“Nuk i marr shumë ngat zemre diskutimet. Kur ka vendos Parlamenti, Qeverinë e ka rrëzu. Unë kam vendos me punu”, ka thënë ndër tjera, Kryeministri Haradinaj.