Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Distria Krasniqin për medaljen e artë në lojërat olimpike “Tokyo 2020”.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se flamuri i Republikës së Kosovës edhe një herë u ngrit lartë nga vajza e artë.

Postimi i plotë:

“Flamuri i Republikës së Kosovës edhe njëherë u ngrit lartë nga Vajza e Artë.Faleminderit Distria! Faleminderit Driton Kuka!Ju jemi borxhli për secilin sukses, për secilin emocion.RH”.