Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar tubimin e partisë së tij me të rinjtë e qytetit të Deçanit.

Haradinaj ka thënë se rinia e Kosovës është më e mira në botë, duke shtuar se nuk kemi djem dhe vajza për mërgim.

“Ta mbajmë rininë në Kosovë – 500 milionë euro për bizneset e reja! Rinia e Kosovës është më e mira në Botë. Janë shpirti e zemra e këtij populli. Ne nuk kemi djem e vajza për mërgim. E kemi obligim t’i kthejmë e të ardhmën e tyre ta garantojmë këtu, e jo në gyrbet. Krenar me Deçanin tim!” – ka shkruar ai.