Në “Konferencën e Unitetit” të thirrur nga AAK-ja kanë marrur pjesë të gjitha partitë, përpos LDK dhe listës serbe.

Pas takimit, kryetari i AAK, Ramush Haradinaj në një konferencë për media tha se Isa Musatafa u sqarua se për shkak të agjendave tjera, do takohet në një datë tjetër.

Haradinaj konfirmoi edhe njëherë qëndrimin e tij në lidhje me taksën, ajo të qëndrojë deri tek marreveshja për njohje.

Ai tha që moskoordinimi dhe inatet mes institucioneve po e dëmtojnë procesin.

“Në këtë luftë mes institucioneve nuk po fiton askush por o humb vetëm Kosova” theksoi Haradinaj.

Ai kërkoi edhe njëherë unitet të spektrit politik për procesin e dialogut dhe rolin kyç të SHBA-ve në këtë proces. “Po e rithem atë që e kemi thënë gjithmonë, SHBA duhet të jetë udhëheqës dialogu dhe taksa të mos hiqet pa u bërë njohja reciproke”.

Ai quajti të ngutura deklaratat e Kryeministrit Kurti që taksën ta heqë pa një marrëveshje paraprake.

Ish Kryeministri konfirmoi që do ketë dhe takime tjera me qëllim unifikimit të institucioneve për tema të interesit nacional siç është taksa dhe njohja nga Serbia.