Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj mori pjesë në takimin e nivelit të lartë në Samitin e Berlinit që u organizua nga Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti Francës Emmanuel Macron. Para fillimit të takimit, kryeministri kishte vizituar edhe Ambasadën e Kosovës në Berlin.
Në vazhdën e takimeve kryeministri i vendit ka vizituar sot gjigandin gjerman Axel Springer.
“I ftuar nga Shtëpia më e madhe botuese në Gjermani dhe Evropë, Axel Springer, sot vizitova ambientet e këtij gjigandi gjerman, në kuadër të së cilit janë gazetat Bild, Die Welt, Bild am Sonntag, Welt am Sonntag, ku fola në një intervistë të veçantë për Die Welt, për takimin e djeshëm në Berlin, për proceset e brendshme të vendit, dialogun dhe rrugën tonë euro – atlantike”.








