Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ishte ftuar nga departamenti amerikan i shtetit për Lutjet e Mëngjesit.

Në këtë vizitë zyrtare Haradinaj ka pasur shumë takime me përfaqësues ushtarak dhe diplomatë nga SHBA, ku ka shprehur interesimin e tij që Kosova të jëtë pjesë anëtare e NATO-s.

Në një intervistë për RTK, Haradinaj ka thënë se më askush nuk ka dilema në Ushtrinë – liberalizimi i vizave vjen nga BE dhe që Kosovës i duhet antarësimi në NATO meqenëse antarësimi në BE është proces më i ngadalshëm për shkak të disa proceseve.

“Tash po flasim si me u bë Kosova anëtar i NATO-. Këtë e kam cek ka kam shkuar, sepse antarësimi në BE është më i ngadalshëm dhe ka procese tjera. Maqedonia e Veriut po e përmbyll antarësimin në NATO. Nëse doni me shpërbly Kosovën atëherë shpërblene me antarësim në NATO”, ka thënë Haradinaj.

Më tutje Haradinaj ka folur rreth paralajmërimit të Qeverisë Kurti për ta zëvendesuar taksën me masën e reciprositetit me Serbinë.

Haradinaj tha se reciprociteti i është afruar nga Serbia menjëherë  pas vendosjes së taksës.

“Albini e Vjosa do të mbesin të zhveshur nëse e heqin taksën pa pasur për t’i ofruar asgjë Serbisë. Reciprocitetin ma ka ofru Serbia menjëherë, menjëherë e kam pas në tavolinë. Reciprociteti është më i fshehtë. Për me i la dy emra në pushtet se Ramushi spo jau hek. Përshtypja më jepet mua  së Kurti iu ka thënë amerikanëve që e heq taksën veç aman amortizomna Ramushin. Atë përshtypje e përfitova prej bashkëbiseduesve këtu. Është marre ashtu, është keq me ardhe puna dej aty. Me shku me thane i deshi pantollt veç me mbroni prej Ramushit. Jemi tu i bo dëm vendit e jo mue”, ka thënë Haradinaj.

Ai më tutje ka hedhur kritika të mëdha ndaj Kurtit duke thën se Kurti dhe Osmani do të mbesin “cullak” nëse e heqin taksën. /Ballkani.info/