Ramush Haradinaj i shkon në shtëpi deputetit të LDK-së, për ngushëllime

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka vizituar familjen e deputetit të LDK-së, Anton Quni, për të ngushëlluar për ndarjen nga jeta e babait të tij.

Për të shprehur ngushëllime tek familja e deputetit Quni, Haradinaj ishte bashkë me pjesëtarë të tjerë të partisë, ndër ta edhe Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Postimi i plotë:

Vizitë ngushëlluese në familjen e deputetit dhe luftëtarit të lirisë, Anton Quni, për të shprehur solidaritetin dhe ndarë dhimbjen për ndarjen nga jeta të babait të tij.

RH