Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se sot nuk do të japë deklaratë për gazetarët, kjo pasi që sipas tij, “edhe ashtu nuk po ndryshon situata”.

Shefi i Qeverisë këtë deklaratë e ka thënë në komunikim me gazetarët derisa priti në zyrë një delegacion të investitorëve amerikanë.

Në ndërkohë, gjatë ditës kryeministri pritet të takojë dy këshilltarët kryesorë të politikës së jashtme të kancelares gjermane Angela Merkel, Matthia Leuttenberg dhe Jan Hecker.