Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se LDK po e bllokon krijimin e një qeverie të opozitës.
Ai ka kritikuar për këtë Lumir Abdixhikun, kryetar të kësaj partie.
“Jemi në një situatë të paqartë nga LDK, Z.Abdixhiku, ka një një pozicionim i cili nuk po e lehtëson ecjen përpara, ose po e vështirëson një marrëveshje të opozitës”, ka thënë Haradinaj në Debat Plus.
Deri më tani, pas më shumë se gjashtë javë nga zgjedhjet, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Lëvizja Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet me mbi 390.000 vota, ose 42.30%, duke siguruar 48 ulëse në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë mbi 190.000 vota (20.95%), duke siguruar 24 ulëse, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë mbi 170.000 vota (18.27%), duke siguruar 20 ulëse. Koalicioni AAK-Nisma ka siguruar 8 ulëse me mbi 66.000 vota (7.06%).







