Ramush Haradinaj feston sot ditëlindjen, kaq vite mbush

3 korriku është një datë e veçantë për ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.

Haradinaj sot e feston ditëlindjen e tij të 54-të.

Ramush Haradinaj ka qenë edhe një nga eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ka shërbyer si komandant i Zonës Operative të Dukagjinit.

Është i martuar me prezantuesen e njohur Anita Muçaj- Haradinaj dhe së bashku kanë tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë, Trimin, Gjinin dhe Hanën.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka lindur më 3 korrik 1968, në fshatin Gllogjan të Deçanit.