Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga Albin Kurti

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Konfirmimin për pjesëmarrjen e Haradinajt e ka bërë për Ballkani.info zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blakaj.

“Kryetari Haradinaj, do të takohet me Kryeministrin Kurti, në fillim të javës tjetër në orar të dakorduar bashkërisht”, tha Blakaj.

Kryeministri Kurti sot u ka dërguar ftesë për takime tre liderëve të subjekteve opozitare në Kuvend, Enver Hoxhaj (PDK), Lumir Abdixhiku (LDK), dhe Ramush Haradinaj (AAK).