Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli “dhëmb për dhëmb” në anketën e Ballkani.info

Dje Ballkani.info ka bërë një anketë në rrjetin social Facebook, duke pyetur qytetarët se kë do të votonin për kryeministër nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet.

Votuesit kanë pasur mundësi të zgjedhin në mes Ramush Haradinajt (AAK), Kadri Veselit (PDK), Isa Mustafës (LDK), Albin Kurtit (LVV), Shpend Ahmetit (PSD), Fatmir Limajt (NISMA) dhe Behgjet Pacollit (AKR).

Brenda më pak se 24 orëve, kanë votuar afërisht 600 qytetarë/komentues.

Nga komente, del që kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari, Kadri Veseli kanë mbështetjën më të madhe.

Me pak vota, pesë prej tyre, prin Haradinaj. I dytë është Veseli. Pas Veselit, renditet lideri i VV-së, Albin Kurti, pastaj ai i Nismës, Fatmir Limaj, Isa Mustafa i LDK-së, Behgjet Pacolli i AKR-së dhe në fund fare vije Shpend Ahmeti, me vetëm një votë. /Ballkani.info/