Ramush Haradinaj, deputet në më së shumti legjislatura – këta janë 17 deputetët që kanë fituar së paku pesë mandate

Janë 17 deputetë të zgjedhur në Kuvendin e Kosovës që kanë fituar mandatin edhe së paku katër herë tjera.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është i vetmi në Kuvendin e Kosovës që është zgjedhur deputet në të gjitha legjislaturat nga paslufta.

I pari i AAK-së ka fituar tetë herë besimin e qytetarëve për t’i përfaqësuar ata në parlament.

Mirëpo ka pasur raste kur Haradinaj është tërhequr nga mandati i përfaqësuesit të popullit për arsye të ndryshme.

Pas Ramush Haradinajt, Xhavit Haliti më së shumti mandate ka fituar në Kuvendin e Kosovës.

Haliti shtatë herë ka fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës, duke dështuar vetëm një herë të bëhet deputet (zgjedhjet e vitit 2019).

Edhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj ka arritur të fitojë shumë mandate në Kuvendin e Kosovës.

Hoxhaj ka arritur të fitojë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet që nga zgjedhjet e dyta të pasluftës në plotë gjashtë legjislatura.

Deputeti tjetër i PDK-së, Memli Krasniqi edhe pse jo në moshë, ai është veteran i Kuvendit.

Krasniqi, deri në vitin 2007 ishte i njohur për publikun për muzikën që bënte. Pas aderimit në PDK ai fitoi besimin e qytetarëve në të gjitha zgjedhjet pasuese duke u bërë deputetë në gjashtë legjislatura.

Janë edhe 14 deputetë të zgjedhur në Kuvendin e Kosovës që mandatin e deputetit e kanë fituar për të pestën herë.

Ramush Haradinaj (2001, 2004, 2007, 2010, 2014, 2017, 2019, 2021)