Ramush Haradinaj bashkë me Anitën pritën nga Zoran Zaev në shtëpinë e tij

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sonte është pritur në Shkup, në shtëpinë e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Ai bashkë me gruan e tij, Anitën, është pritur edhe nga gruaja e Zaevit, Zorica.

“Bashkë me Anitën, të pritur në shtëpinë e Kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev dhe zonjës Zorica. Bashkëbisedim miqësor, për fqinjësi të mirë, bashkëpunim korrekt dhe të ardhmen e përbashkët euro-atlantike të të dyja vendeve!”, ka shkruar Haradinaj. /Ballkani.info/