Ramush Haradina viziton familjen e Nasim Haradinajt

I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vizituar familjen e Nasim Haradinajt.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka vizituar familjen e ish-nënkryetarit të OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj..

Ramush Haradinaj ka publikuar një fotografi me bashkëshorten e Nasimit, Xhejlone Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt, pa ndërhyrje:

Vizitë në shtëpinë e atdhetarit Ismajl Haradinaj, ku na priti bashkëshortja e Nasimit, Xhejlonja, e fortë dhe krenare si gjithëherë!