Kandidati për deputet nga AAK-ja, ish luftëtari i UÇK-së, Ramush Ahmetaj ka takuar ish-bashkëluftëtarët e tij.
“Sonte në Rogovë të Hasit, me bashkëluftëtar dhe komandant të spikatur të UÇK-së, takim madhështor në përkrahje të Koalicionit “Për Kosovën Fituese” 137 të Ramush Haradinaj për Kryeministër”, ka shkruar Ahmetaj.
“Banorët e Rogovës së Hasit, njerëzit e rezistencës, përkrahësit e pa rezervë të UÇK-së edhe kësaj radhe në përkrahje “Për Kosovën Fituese”, ka shkruar 109-shi i AAK-së.
Postimi:







