Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Ahmetaj është takuar me dy asamblistët nga Peja.
“Nga një kafe me dy bashkëudhetaret e mi politik Labinotin dhe Drinin, -Asambleistat me të devotshem të cilët me punën dhe angazhimin e tyre Aleancës në Pejë po i sjellin suksese, e aty ku është suksesi është edhe fitorja!”, ka shkruar Ahmetaj.
Ahmetaj në listën për deputet garon më numër 109. Ai është ish luftëtar i shquar dhe biznesmen i njohur në Dukagjin.







