Kandidati për deputet nga AAK-ja, Ramush Ahmetaj ka shkruar me pikëllim pasi u përcollën tri viktimat e tragjedisë në Jabllanicë.
“E dhëmshme, sot u mërzitëm shumë, i përcollëm në amshim tre engjëj, i varrosem tre të rinj që humbën jetën tragjikisht si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar në fshatin Shqiponjë, (ish-Jabllanicë), dhe të gjithë të pranishmit në këtë varrim të madh ishin më lot në sy duke u dhënë lamtumirën e fundit, Veton Morinës (2011), Ideal Ramës (2009) dhe Ramë Mehmetaj (2000). Ngushëllime familjeve Morina, Rama dhe Mehmetaj”, ka shkruar ai.
“Largimi i parakohshëm nga kjo botë i këtyre tre të rinjëve, na ka tronditur të gjithëve, ka lënë boshllëk të madh në shoqëri, në fshat, farefis e familje, kurse te prindërit e tyre zbrazësirë të pa kompenzueshme, dhembje, pikëllim të thellë, e mallë të pa shuar. Në këtë ditë zie e pikëllimi, dhimbja jonë është e madhe. Gjithmonë do të jemi në përkrahje të këtyre familjeve.
Ngushëllime familjeve Morina, Rama dhe Mehmetaj”, ta tutje në mesazhin e dhimbshëm, kandidati i AAK-së për deputet.
Postimi:







