Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Ramush Ahmetaj, ka zhvilluar sot një takim me banorët e fshatit Dubovikë ku ka hasur në një mbështetje të madhe.
Ai ka thënë se bashkë me banorët e çmuar të Dubovikut po ndërtojmë një vizion të qartë për një Kosovë më të fortë, më të sigurt dhe më të begatë.
“Mbështetja juaj është energjia jonë shtytëse për realizimin e projektit tonë kombëtar-anëtarësimin e drejtpërdrejtë në NATO, për një siguri të përhershme dhe jetë më të mirë për të gjithë”, ka shkruar Ahmetaj.
Ramush Ahmetaj kandidon me numër 109.
Postimi i plotë:







