Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Ramush Ahmetaj, ka takuar sonte banorët e disa fshatrave të Pejës.
“Takime të rëndësishme me banorët e Bllagajës, Terboviqit dhe Nakllës. Në këto fshatra AAK-ja është shpresa e madhe për fitore dhe ndryshime. Koalicioni “Për Kosovën Fituese”, po gjënë mbështetje kudo. Banorët e këtyre fshatrave treguan mbështetjen e tyre të palëkundur për Koalicionin për Kosovën Fituese, me numrin 137. Fitorja është afër”, ka shkruar Ahmetja.
Ai tutje thekson se si gjithherë Bllagaja, Terboviqi dhe Naklla dëshmuan edhe këtë herë përkushtimin e tyre ndaj vlerave kombëtare dhe vizionit për një Kosovë më të përparuar, me Ramush Haradinaj Kryeministër.
Ahmetaj kandidon me numër 109. /Ballkani.info/







