Ramush Ahmetaj, kandidat për deputet nga radhët e AAK-së, ka takuar sonte banoret e Nepoles.

“Sonte me banorët e Nepoles diskutuam për një të ardhme më të mirë, diskutuam për ndryshime, për Kosovën Fituese. Banorët e Lugut të Baranit, ku bënë pjesë edhe fshati Nepole, janë fshatrat e Pejës që kanë një histori shumë vjeçare për rezistencë ndaj armiqve dhe dashuri ndaj vendit”, ka shkruar Ahmetaj.

Ai ka shtuar se në mesin e banorëve të Nepoles kanë gjetur përkrahjen të parezervë.

“Kanë mbetur edhe pak ditë deri në festën e madhe ku do të fitojmë të gjithë. Banorët e këtij regjioni bashkë me fshatin Nepole i qëndruan krah Ramush Haradinaj në Luftë dhe në paqe. Edhe kësaj radhe përkrahja nuk mungon, vazhdon si herave tjera për Koalicionin “Për Kosovën Fituese”, me Ramush Haradinaj Kryeministër”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë: