Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, pa prezantuar sonte kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga Prishtina.

Haradinaj me këtë rast ka thënë se ligji për Kryeqytetin i miratuar në qeverinë e drejtuar nga ai, ka mbetur i mbuluar me pluhur në sirtarët e një qeverie që nuk di të qeverisë.

Pjesë e këtij tubimi të madh ka qenë edhe kandidati për deputet, afaristi dhe luftëtari i njohur, Ramush Ahmetaj.

“Sot në kryeqytetin e Prishtinës u mbajt një tubim i madh ku u bë nominimi i deputetëve të ardhshëm nga dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë”, ka shkruar ai.

Sipas tij, secili qytet i Kosovës i ka kandidatët më të mirë e më të fortë se tjetri.

“Aleanca është partia e ndryshimeve, progresit dhe kthesave të mëdha, për Kosovën ndryshe, për Kosovën fituese. Me përfaqësuesit tanë të përkushtuar do ta transformojmë kryeqytetin në një qendër të fuqishme ekonomike dhe administrative. Çdo projekt i yni ka një qëllim të vetëm, ndërtimin e një Kosove që fiton”, ka shkruar Ahmetaj. /Ballkani.info/