Ramosaj viziton kompaninë “Higjiena”: Falenderues dhe mirënjohës secilit nga ju

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili kandidon edhe për një mandat tjetër në krye të komunës, sot në mëngjes e ka vizituar kompaninë “Higjiena”.

“Mëngjesin e filluam duke vizituar kompaninë “Higjiena”, meqenëse sot, është 22 Shtatori Dita Botërore e qyteteve të pastra, ne si Deçan kemi qytetin tonë të pastër falë punës së palodhshme të punëtorëve të ndërmarrjes “Higjiena”. Sot, pashë nga afër funksionalizimin e një menaxhimi efikas dhe të qëndrueshëm të mbeturinave në komunën tonë. Falenderues dhe mirënjohës secilit nga ju!”, ka shkruar Ramosaj.

Ramosaj është kandidat i AAK-së dhe garon për mandatin e dytë. /Ballkani.info/