Ramosaj takon stafet e Entit për punësim dhe qendrës për punë sociale

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili synon edhe një mandat në krye të kësaj komunë, po vazhdon me aktivitete të shumta elektorale.

Ai sot e ka takuar stafin e Entit për Punësim.

“Takova dhe bashkëbisedova me stafin e mrekullushëm të ENTIT PËR PUNËSIM! I përgëzova për punën e tyre në kujdesin dhe trajtimin që e bëjnë në punën e tyre, me kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë sonë dhe përkushtimin e tyre për të identifikuar mundësi punësimi dhe sistemimin e personave adekuat sipas kërkesave të tregut të punës! Ju dhash zotimin tim, që do të jem në krahun e tyre me të gjitha mundësitë e mia dhe komunës që drejtoj!”, ka thënë Ramosaj.

Po sot, ai ka takuar edhe stafin e Qendrës për Punë Sociale në Deçan.