Kryetari i Deçanit dhe kandidati për deputet, Bashkim Ramosaj ka takuat sonte një grup studentësh.
“Sonte pata kënaqësinë të takoj një grup të mrekullueshëm studentësh, të cilët përfaqësojnë energjinë dhe potencialin e rinisë sonë, në një bashkëbisedim të hapur. Jam i përkushtuar të punojë për të krijuar më shumë mundësi për rininë, përmes përmirësimit të infrastrukturës arsimore dhe hapjes së programeve që mbështesin zhvillimin profesional të studentëve”, ka thënë Ramosaj.
Ai beson që së bashku mund të ndërtojnë një të ardhme më të mirë!
“Faleminderit për mbështetjen tuaj”, ka shkruar në fund ai. /Ballkani.info/







