Ramosaj publikon video me punët e përfunduara në fshatit Maznik

Kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj, në Facebook sot ka postuar një video nga fshati Maznik.

Përmes kësaj video ai ka thënë se besimin e banorëve të fshatit Maznik e kanë kthyer në punë konkrete, shkruan Ballkani.info.

Ramosaj përmendi vetëm disa nga punët e përfunduara, siç janë:

Asfaltimi i rrugëve të fshatit,

Ndërtimi i urës problem i kahershëm,

Renovimin i shkollës,

Instalimi i ujit.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi nga Mazniku ☀️Besimin që na dhanë banorët e fshatit Maznik e kemi kthyer në punë konkrete. Asfaltimi i rrugëve të fshatit 🛣, ndërtimi i urës problem i kahershëm, renovimin i shkollës, 🏫 instalimi i ujit🚰 dhe shumë projekteve tjera! #PërDeç❤️nin s’ka mu ndal!