Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar nisjen e punimeve për asfaltimin e rrugëve në fshatin Drenoc, pjesë e projektit “Asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në fshatrat e Komunës së Deçanit – Lloti 4”.

Sot ka filluar asfaltimi i rrugës kryesore që lidh Drenocin me rrugën Pejë–Gjakovë, ndërsa punimet do të vazhdojnë në të gjitha rrugët dhe rrugicat e fshatit.

Ramosaj ka uruar banorët e Drenocit dhe ka premtuar vazhdimin e projekteve të ngjashme në çdo lagje e fshat të Komunës.