Bashkim Ramosaj, kandidat i AAK-së për kryetar të Deçanit, ka takuar sonte banorët e fshatrave Dubovik e Llukë e Ulët.

Ai ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e jashtëzakonshme që po na japin gjithandej, në qytet e në fshatra!

Postimi i tij i plotë:

Ju jam mirënjohës qytetarëve të komunës tonë, për mbështetjen e jashtëzakonshme që po na japin gjithandej, në qytet e në fshatra!

Këtë mbështetje e dëshmuan sonte edhe banorët e fshatrave Dubovik e Llukë e Ulët, për mua si kryetar dhe ndaj kandidates për Asamble, Yllka Berisha.

Faleminderit nga zemra Dubovik!

Faleminderit nga zemra Llukë e Ulët!

Do të jemi bashkë gjithmonë!

Sinqerisht,

I juaji,

Bashkim Ramosaj