Bashkim Ramosaj për kryetar të komunës së Deçanit nga radhët e AAK-së ka vizituar fshatrat Sllup, Voksh e Ratish i Epërm, njofton Ballkani.info.

Ramosaj ka thënë se u është mirënjohës banorëve për mbështetjen e jashtëzakonshme.

“Ju jam mirënjohës qytetarëve të komunës sonë, për mbështetjen e jashtëzakonshme që po na japin gjithandej, në qytet e në fshatra!Këtë mbështetje e dëshmuan mbrëmë edhe banorët e fshatrave Sllup, Voksh e Ratish i Epërm, e të cilët i falenderoj nga zemra!Këtyre qytetarëve të këtyre lokaliteteve, ju dhashë zotimin tim, se nuk do të ndalem së punuari deri në realizimin e plotë të prioriteteve që janë kërkesa dhe nevoja të tyre”, ka shkruar Ramosaj.

Postimi i plotë: