Ramosaj: Gruaja deçanase ka qenë dhe mbetet vlerë e çmuar, ju falemnderit

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili kandidon edhe për një mandate, thotë se gruaja deçanase ka qenë dhe mbetet vlerë e çmuar dhe me rol të veçantë në çdo proces që kemi kaluar si komb, si shoqëri dhe si shtet!

“Sot, si rrallëherë, jam ndier i emocionuar, i nderuar, e shumë i respektuar, me përkrahjen e madhe e të sinqertë, të nënave, motrave, e bijave të komunës sonë! I lumtur të takoj, të ju drejtohem dhe të marrë  besimin dhe mbështetjen e tyre për fitoren e madhe të 17 tetorit!”, ka shkruar ai.

Ramosaj i ka falemnderuar nga zemra gratë pjesëmarrëse në tubim.

“Do të jemi zëri juaj, në mbështetjen e sinqertë dhe të pakompromis ndaj jush, me të gjitha kompetencat dhe mundësitë e mia! Bashkë si gjithmonë për Deçanin që duam”, ka shkruar në fund Ramosaj.